Why I eat alone?





The crisis has disfigured the Albanian consumer habits by changing their consumer behavior. Recent figures of the Bank of Albania survey shows that the cost of purchasing food are significantly increased and decreased significantly as the cost of purchasing goods and services with longer-term consumption (clothing, appliances, etc..). The central bank stated this fact in the last assessment made in the first four economy of 2013, when he said that the performance of inflation to 90 percent dominated by food. According to the National Statistics Institute, while average inflation rate in April 2013 was 2.5 percent, food prices increased by 5.8 percent compared with the same period a year ago. Bank of Albania explains that food inflation was offset by lower commodity inflation of non-food consumption. And know that when prices fall then there is no requirement for them. The economic crisis is impacting heavily on the behavior of Albanians to spend. Even those who once had the opportunity for spending today have reduced fees for non-food goods and contenting themselves with the purchase of essential goods and services. Everything is in crisis, consumption, public and private investment, increased bad loans, lack of money in the hands of the people. The crisis has raised fears, uncertainty about the future. These feelings of ordinary consumers in the market and abroad say several factors: increased savings in the bank and on the other hand, scarcity, demand more noticeable to buy houses, property, household appliances, etc.. In terms of uncertainty about the future and especially for the job, did not I perform some kind of expenses that were previously accustomed to performing. Which shows that the overall standard of living has fallen. This behavior has led to a decline in overall consumption and consequently the values ​​of prices of some items. This year has begun with the fall in prices for furniture and household equipment and real estate, which, influenced by the psychology of the crisis, the massive mosblerjet, by curbing domestic investment, are driven to perform later. Average wages in the private contracted by at least 8 percent in the first four months of this year. Firms are finding it increasingly difficult to pay workers and even keep them at work. Albanians are not only holding out for service costs, but also the goods, which included meals. The slowdown in private consumption is also evidenced by the reduction of revenue from Value Added Tax (VAT), which in the first three months of this year fell by 11 percent compared with the same period a year ago. Downward trend of revenue from personal income tax signals further decline of wages throughout the first half of this year. Other sources of financing, consumer loans and inflows of remittances have fallen so hard, it does not constitute motorbikes development of trust in the future. We have virtually ceased investing, just before feeding time and better between a policy that gives only zhurmnaje uncertainty.

Translated by google


Kriza ka përçudnuar zakonet konsumuese të shqiptarëve, duke ua ndryshuar sjelljen konsumatore. Shifrat më të fundit të vrojtimit të Bankës së Shqipërisë dëshmojnë se shpenzimet për blerjen e ushqimeve janë rritur ndjeshëm dhe kanë rënë po aq ndjeshem shpenzimet për blerjen e mallrave dhe shërbimeve të tjera me afate më të gjata konsumi (rroba, elektroshtëpiake, etj.). Banka qendrore e pohoi këtë fakt në vlerësimin e fundit që i bëri ekonomisë në katërmujorin e parë të 2013-ës, kur deklaroi se ecuria e inflacionit në 90 për qind mbizotërohet nga ushqimet. Sipas Institutit Kombëtar të Statistikave, ndërsa inflacioni mesatar gjatë muajit prill 2013 ka qenë 2.5 për qind, çmimet e artikujve ushqimorë janë rritur me 5.8 për qind, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Banka e Shqipërisë shpjegon se inflacioni i artikujve ushqimorë është balancuar nga ulja e inflacionit të mallrave të konsumit jo-ushqimor. Dhe dihet që çmimet bien atëhere kur nuk ka kërkesë për to.  Kriza ekonomike po ndikon fort në sjelljen e shqiptarëve për të shpenzuar. Edhe ata që dikur kishin mundësi të harxhonin, sot kanë ulur kuotat për mallrat e jo-ushqimore dhe po mjaftohen me blerjen e mallrave dhe shërbimeve të domosdoshme. Gjithcka është në krizë, konsumi, investimet publike dhe private, kreditë e këqija të rritura, mungesa e parave në duart e njerëzve. Kriza ka rritur frikën, pasigurinë për të ardhmen. Këto ndjenja të konsumatorëve të zakonshëm në treg dhe jashtë tij i pohojnë disa faktorë; rritja e kursimeve në banka dhe nga ana tjetër, rënia e ndjeshme, shumë e dukshme e kërkesës për të blerë shtëpi, prona, pajisje shtëpiake, etj. Në kushtet e një pasigurie për të ardhmen dhe sidomos për vendin e punës, shqiptarët nuk po kryejnë disa lloj shpenzimesh që kishin zakon t’i kryenin më parë. Gjë që dëshmon se niveli i jetesës në tërësi ka rënë. Kjo sjellje ka ndikuar në rënien e konsumit në tërësi e për pasojë në vlerat e çmimeve të disa artikujve. Ky vit ka nisur me rënie të çmimeve për mobiliet dhe pajisjet shtëpiake dhe të pasurive të paluajtshme, të cilat, të ndikuara nga psikologjia e krizës, nga mosblerjet masive, nga frenimi i investimeve shtepiake, janë shtyrë për t’u kryer më vonë. Pagat mesatare në privat janë tkurrur me të paktën 8 për qind në katër muajt e parë të këtij viti. Firmat po gjejnë gjithnjë e më shumë vështirësi të paguajnë punëtorët dhe madje, edhe t’i mbajnë ata në punë. Shqiptarët po e mbajnë dorën jo vetëm te shpenzimet për shërbime, por edhe te mallrat, ku futen ushqimet. Ngadalësimi i konsumit privat dëshmohet edhe nga zvogëlimi i të ardhurave prej Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) , i cili në tre muajt e parë të këtij viti ra me 11 përqind, në krahasim me të njëjtën periudhë një vit më parë. Prirja rënëse e të ardhurave nga tatimi i të ardhurave personale sinjalizon për rënie të mëtejshme të pagës edhe gjatë gjithë gjashtëmujorit të parë të këtij viti. Burimet e tjera të financimit, kredia konsumatore dhe flukset hyrëse të dërgesave të emigrantëve, kanë rënë aq fort, sa nuk përbëjnë më motorrë zhvillimi e besimi në të ardhmen. Kemi pushuar praktikisht së investuari, thjesht duke u ushqyer dhe parë për kohë më të mira, mes një zhurmnaje politike që pjell vetëm pasiguri. -->

Judul : Why I eat alone?
Url : https://gjerangabota.blogspot.com/2013/05/why-i-eat-alone.html
Pada : Friday, May 10, 2013
Oleh : Unknown
Respond : 0
Share :

0 comments:

Post a Comment

Copyright © · . ~ Template by Jasriman Sukri